Friday, November 24, 2017



Nentor 24 2017 NGA : RUMESA ALIU


CJAPI DHE DHELPRA

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti: 
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha, 
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. 
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. 
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? 
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...


Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu mbi shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashur cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.
 


Nentor 24 2017 NGA : Rumesa Aliu


BOREBARDHA


Një herë e një kohë  ne një keshtjelle te bardhejetonte një princeshe me emrin Borebardhe.Po si për çudi,
kjo princeshe me zemër kaq t
ë mirë nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerkë të keqe.Njerka fare nuk e donte dhe shumë shumë e mundonte donte qe ajo te vdiste se nga bukuria e saj xheloze ishte.Por njerka me shum u tërbua kur Borëbardha me një Princ u dashurua.kur Borëbardha me një Princ u dashurua qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.
Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat
ë xhuxhave e dërgoje.

Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj

Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh c'te shihnin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë dhe  te shtatë xhuxhat u merziten shume.

Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin c'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.

Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te t
ëra Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin
ë e dëgjoi
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar
ë dhe ajo nuk jetoi më.


 

           




                       Çfarë Është Një Blog


Shpeshhere njerezit kur futen ne internet shikojn shum artikuj nga me te ndryshmet  dhe cuditen si si jane krijuar keto artikuj te ndryshem dhe po te pyesin  dhe ta marrin info do te zbulojne se keto artikuj  krijohen nga blogjet e ndryshme .Por pastaj lind pyetja Cfar eshte nje blog?Shumica e dine por ka edhe nga ata ce nuk e din se cfar eshte nje blog pse sherben si mund ta hapim  e shum e shum  gjera te tjera .Pra , ne sot do tju tregojme se cfar eshte nje blog dhe pse sherben  ndersa per krijimin  e tij do te krijojm nje artikull tjeter qe do ju tregojme se si te krijojm nje blog online.


Blogu eshte  "Nje Ditar"  personal online .Ne blog mund te ndash mendimet ,ndjenjat,fotot e tua me njerez te tjere .Blogu eshte nje faqe personale web-i .Blogu mund te perdoret per te reklamuar prodhime ,per te bashkebiseduar etj.Shum figura te modes,artit perdorin blogje personale.Qe ta bejme me te kuptueshme  blogu eshte nje faqe interneti ku ne mund te postojm artikuj ,foto ,video  per nje teme te caktuar .Shpesh here blogu perdoret per reklamime te ndryshme etj. Ja tju tregojme nje shembull  nese ju jeni i apasionuar pas muzikes,artit,guzhines.teknologjis etj mund te hapesh nje blog online ti vendosesh nje te me  prsh   te pelqen teknologjia i vendos nje emer qe te kete lidhje mbi teknologjin  ose je i apasionuar pas ushqimeve mund te hapesh nje blog dhe te postosh foto oferta  artikuj etj dhe te gjitha keto lexohen nga nje pal e dyte sic jane shikuesit ose vizituesit e blogut tend .Pra blogu juaj gjendet ne internet mjafton nje klikim ne internet me emrin e blogut tuaj dhe menjeher shfaqen artikujt e tu .Pra blogu eshte nje bllok shenimesh online qe do te thote se lexohet nga te gjithe ana e mbane botes.Pra blogu eshte nje  vend pune ku ne mund te punojme ne te .Faleminderit .Shpresojme qe tju kemi ndihmuar me kete artikull.Na ndicni ne internet. te-sigurt-ne-internet.blogspot.com
 
                     NGA : RUMESA ALIU

Thursday, November 23, 2017


↓↓↓↓
↓↓
LEXONI ME POSHTE PER INFORMATA RRETH INTERNETIT

HYRJE

Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.

NGA : RUMESA ALIU
Në pjesën më të madhe të tij, interneti është vendi i cili ofron pakufi shumë informata, njohuri dhe përmbajtje argëtuese, si për fëmijët dhe tinejxherët, ashtu edhe për të rriturit. Secili mund të gjejë përmbajtje interesante dhe të dobishme në shumë sfera të cilat mund t’i inkuadrojë në procesin e arsimimit të tij, ti plotësojë zbrazëtirat në njohuritë e tij apo thjeshtë të informohet për ndonjë temë. Gjithashtu, interneti ofron forma të ndryshme të argëtimit për secilin, gjer më tani mundësi të papara për komunikim!

Mirëpo, ekziston një numër i madh i rreziqeve potenciale që rrezikojnë privatësinë dhe sigurinë e shfrytëzuesve të tij, veçanërisht për privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve dhe tinejxherëve dhe familjeve të tyre. 

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të çiltërsisë së tyre fëmijërore, naivitetit dhe mungesës së përvojës, por edhe të rriturit, sepse për një pjesë të madhe të tyre interneti paraqet një medium krejtësisht të ri dhe të panjohur. Prandaj, njohja e disa rregullave themelore për të pasur kujdes në internet çdokujt mund ti jenë të dobishme dhe t’u ndihmojnë ta mbrojnë vetveten, por edhe të afërmit e tyre. 


                                                         NGA : RUMESA ALIU