↓↓
LEXONI ME POSHTE PER INFORMATA RRETH INTERNETIT
HYRJE
Interneti është një mjet komunikimi e argëtimi i përdorur në mbarë botën. Interneti tashmë
nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë por një nevojë e domosdoshme për ata. Të gjithë
fëmijët kanë një sërë të drejtash që duhet të respektohen, edhe në internet. Ata kanë të
drejtën për të mos u shqetësuar, ofenduar apo ngacmuar nga përdoruesit e tjerë. Ata kanë të
drejtë të komunikojnë dhe gjithashtu të argëtohen. Në anën tjetër, fëmijët kanë të drejtë të
marrin informacione dhe të ketë përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre, dhe ne mund
të themi se zhvillimet teknologjike kanë gjeneruar mundësi të reja që përfshijnë të drejtën për
të prodhuar informacion, për të shprehur veten e tyre dhe për të gjeneruar ide. Tani ata janë
protagonistë të internetit, dhe jo vetëm konsumatorët pasiv. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë
në vitet e fundit shoqërohet njëkohësisht edhe ekspozimin e fëmijëve ndaj risqeve të shfaqura
si rrjedhojë e lundrimit jo të sigurt të fëmijëve në internet. Prandaj ne si shoqëri duhet të
marrim masa në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt.
NGA : RUMESA ALIU
No comments:
Post a Comment